Trump dhe Clinton në fushatë në ditët e fundit para zgjedhjeve

Trump dhe Clinton në fushatë në ditët e fundit para zgjedhjeve

Kishte një zhvillim dramatic në fund të ditës së 5 nëntorit, kur Trump u largua me shpejtësi nga skena nga zyrtarët e sigurisë pas një frikësimi të rremë me armë gjatë një tubimi në shtetin Nevada.

Shërbimi Sekret më vonë ka publikuar një kumtesë në të cilën thuhet se dikush nga turma ka bërtitur “armë” por asnjë armë nuk u gjet në vendngjarje.

Trump ka patur udhëtime të vështira në shtetet e Iowa, Minnesota, Michigan, Pennsylvania, Virginia, Florida, North Carolina dhe New Hampshire.

Trump do të zhvillojë fushatë në territorin që tradicionalisht i takon Demokratëve, gjatë ditës së diel, me shenjën se nuk po heq dorë nga tërheqja e njerëzve jashtë Partisë Republikane.

Sondazhet e fundit, të ABC/Washington Post, të publikuara në mëngjesin e së dielës, i japin Hillary Clintonit përparësi prej 5 për qind të pikëve 48 me 43. Por mesatarja e sondazheve ka qenë e ngushtë.

Trump ka vënë në agjendë tubimet më 6 nëntor në Minnesota, që nuk e ka mbështetur një kandidat republikan që prej vitit 1972, dhe në Michigan, që nuk ka dhënë votë për republikanët që prej vitit 1988.

Trump ka përfshirë të dyja shtetet brenda një dite të fushatës duke mbuluar pesë shtete.

Clinton, ndërkohë, u paraqit në tubikmin në Pennsylvania me këngëtaren e muzikës pop, Kate Perry, në përpjekje për të fituar votat në mesin e të rinjëve.

“Dua që ju të thoni: kam votuar për një Amerikë më të mirë, më të drejt dhe më të fortë”, u tha mbështetësve ajo.

Trump tha se Clinton ka patur “edhe të famshëm edhe politikanë të dështuar” gjatë fushatës, duke thënë se ai “kishte vetëm familjen e tij”.

Clinton po bëhet gati për fushatë së bashku me yllin e basketbollit Lebron James, pasi ka dalë në skenë më 4 nëntor me yllin e muzikës Beoynce dhe Jay Z.

Më 7 Nëntor, Clinton do të bëjë fushatë në Michigan përpara se të kthehet në Pensnsylvania dhe një tubim në Philadelphia me Presidentin Barack Obama dhe zonjën e parë Michele Obama si dhe me ish presidentin Bill Clinton.

 

Shpërndaje në: