“Trump i ndali 7 luftëra, mes tyre Kosovë-Serbi”, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shpërndan postimin e DASH

“Trump i ndali 7 luftëra, mes tyre Kosovë-Serbi”, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shpërndan postimin e DASH

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se ai personalisht i ka përfunduar shtatë luftëra në botë, që prej kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Periskopi.

Departamenti amerikan i Shtetit, më pas, publikoi një fotografi ku shkruan se “Presidenti Trump i përfundoi 7 LUFTËRA në vetëm 7 MUAJ”. Aty përmendet edhe një mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e shpërndau sot këtë postim.

“PRESIDENTI I PAQES: 7 luftëra u përfunduan në 7 muaj” — President Donald J. Trump”, thuhet në përshkrimin e DASH.

Trump foli në OKB për një “epokë të artë” në SHBA ndërsa përsëriti pretendimin e tij të kontestuar për ndaljen e luftërave.

“Unë i përfundova shtatë luftëra, dhe në të gjitha rastet, ato ishin duke u përshkallëzuar, me mijëra e mijëra njerëz që po vriteshin. Këtu përfshihen Kamboxhia dhe Tajlanda, Kosova dhe Serbia, Kongo dhe Ruanda – një luftë e egër dhe e dhunshme që ishte – Pakistani dhe India, Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia, dhe Armenia dhe Azerbajxhani”, tha ai.

Shpërndaje në: