Trump: Izraeli dhe Irani ranë dakord për armëpushim
Trump tha se Irani do të ndërpresë menjëherë sulmet dhe Izraeli do t’i bashkohet armëpushimit, raporton Reuters.
“URIME TË GJITHËVE! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe Iranit që do të ketë një ARMPUSHIM TË PLOTË dhe TOTALE (përafërsisht brenda 6 orësh nga tani, kur Izraeli dhe Irani të jenë tërhequr dhe të kenë përfunduar misionet e tyre të fundit në zhvillim e sipër!),” shkroi Trump në Truth Social.
“Për 12 orë, në të cilën pikë Lufta do të konsiderohet e MBARUAR! Zyrtarisht, Irani do të fillojë ARMPUSHIMIN dhe, në orën 12, Izraeli do të fillojë ARMPUSHIMIN dhe, në orën 24, një FUND Zyrtar i LUFTËS 12-DITORE do të përshëndetet nga Bota”, ka shkruar Trump, raporton The Jerusalem Post, transmeton Periskopi.




