Trump njofton se do të takohen Witkoff me Putin javën e ardhshme në Moskë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se një takim midis të dërguarit të tij të posaçëm, Steve Witkoff, dhe udhëheqësit rus, Vladimir Putin, është planifikuar për javën e ardhshme në Moskë.
“Steve Witkoff do të shkojë në Rusi, ndoshta me Jared Kushner, nuk jam i sigurt nëse do të shkojë Jared, por ai është i përfshirë në procesin e zgjidhjes së luftës në Ukrainë. Djalë i zgjuar. Dhe ata do të takohen me presidentin Putin, besoj javën e ardhshme në Moskë”, tha presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.
Më parë, Trump tha se e kishte dërguar Ëitkoff në Moskë për të finalizuar “planin e paqes”, i cili, sipas presidentit të SHBA-së, ka vetëm disa pika të diskutueshme të mbetura.
Trump tha gjithashtu se është gati të takohet personalisht me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësin rus, Vladimir Putin, vetëm me kusht që “marrëveshja e paqes” të jetë plotësisht e dakorduar ose në fazën e saj përfundimtare.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një takim mes palës amerikane dhe asaj ruse në Arabinë Saudite, ku një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë./Periskopi/



