Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë vend

Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë vend

Presidenti Donald Trump tha se nuk ka asnjë ndryshim për të nëse arrihet një marrëveshje me Iranin, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë angazhuar në negociata në Pakistan.

“Pavarësisht se çfarë ndodh, ne fitojmë”, tha Trump ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

“Nëse arrijmë një marrëveshje apo jo, nuk ka rëndësi për mua”, shtoi ai.

Zëvendëspresidenti JD Vance është në Pakistan duke negociuar me zyrtarët iranianë, të cilat presidenti i pranoi se kanë vazhduar “për shumë orë”.

“Ne e kemi mposhtur plotësisht atë vend dhe le të shohim se çfarë ndodh”, tha Trump.

“Ndoshta ata bëjnë një marrëveshje, ndoshta jo, nuk ka rëndësi. Nga pikëpamja e Amerikës, ne fitojmë”, vazhdoi ai./Periskopi

Shpërndaje në: