Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë vend
Presidenti Donald Trump tha se nuk ka asnjë ndryshim për të nëse arrihet një marrëveshje me Iranin, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë angazhuar në negociata në Pakistan.
“Pavarësisht se çfarë ndodh, ne fitojmë”, tha Trump ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
“Nëse arrijmë një marrëveshje apo jo, nuk ka rëndësi për mua”, shtoi ai.
“Ne e kemi mposhtur plotësisht atë vend dhe le të shohim se çfarë ndodh”, tha Trump.
“Ndoshta ata bëjnë një marrëveshje, ndoshta jo, nuk ka rëndësi. Nga pikëpamja e Amerikës, ne fitojmë”, vazhdoi ai./Periskopi



