Trump: Pa SHBA-të, NATO është e pafuqishme – Rusia do ta kishte pushtuar Ukrainën

Trump: Pa SHBA-të, NATO është e pafuqishme – Rusia do ta kishte pushtuar Ukrainën

“Pa përfshirjen time, Rusia do ta kishte të gjithë Ukrainëntani,” shkruan Trump, duke e paraqitur veten si faktor kyç në parandalimin e zgjerimit të agresionit rus.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar një postim polemizues në platformën e tij sociale, ku thekson rolin vendimtar të SHBA-ve në NATO dhe pretendon se pa ndërhyrjen e tij personale, Rusia do ta kishte pushtuar plotësisht Ukrainën.

“Pa përfshirjen time, Rusia do ta kishte të gjithë Ukrainëntani,” shkruan Trump, duke e paraqitur veten si faktor kyç në parandalimin e zgjerimit të agresionit rus.

Në postim, Trump rikujton kritikat e tij të hershme ndaj vendeve anëtare të NATO-s, të cilat, sipas tij, nuk po përmbushnin detyrimet financiare.

Ai pretendon se para ardhjes së tij në pushtet, shumica e vendeve aleate “nuk po paguanin faturat e tyre”, ndërsa SHBA “po paguante në mënyrë të pamend për të tjerët”.

“Unë, me respekt, i detyrova të shkonin në 5% të PBB-së dhe ata paguan menjëherë,” shkruan Trump, ndonëse objektivi zyrtar i NATO-s mbetet 2% e PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes.

Ai shkon më tej duke deklaruar se ka “përfunduar i vetëm tetë luftëra” dhe se ka shpëtuar “miliona jetë”, duke shtuar se Norvegjia, vend anëtar i NATO-s, “gaboi” që nuk i dha Çmimin Nobel për Paqe. “

Por kjo nuk ka rëndësi,” thekson ai, “ajo që ka rëndësi është se unë shpëtova miliona jetë.”

Në deklaratat e tij, presidenti amerikan shpreh gjithashtu skepticizëm për gatishmërinë e NATO-s për të mbrojtur SHBA-të në rast nevoje.

“Dyshoj se NATO do të ishte aty për ne nëse ne do të kishim vërtet nevojë për ta,” shkruan ai, duke shtuar se Rusia dhe Kina “nuk kanë asnjë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara”.

Megjithatë, Trump thekson se SHBA do të vazhdojë të mbështesë aleancën: “Ne do të jemi gjithmonë aty për NATO-n, edhe nëse ata nuk do të jenë aty për ne.”

Postimi përmbyllet me një mesazh tipik të stilit të tij politik, ku ai thekson se e vetmja fuqi që “Kina dhe Rusia e respektojnë dhe e frikësohen” është “SHBA e rindërtuar nga DJT”, duke e mbyllur me sloganin “Make America Great Again”.

Deklaratat e Trump pritet të nxisin reagime të forta si në Washington ashtu edhe në kryeqytetet evropiane, veçanërisht në një moment kur e ardhmja e NATO-s dhe mbështetja për Ukrainën mbeten çështje kyçe në politikën globale të sigurisë./Periskopi/

Shpërndaje në: