Trump për presidentin kinez: Në fillim më pëlqente, por tani s’flas me të

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se marrëdhëniet e tij me presidentin Kinez Xi Jinping janë keqësuar pas pandemisë së koronavirusit dhe se ai nuk ka folur prej një kohe të gjatë me homologun e tij kinez.

Kisha një marrëdhënie shumë të mirë me tëtha presidenti Trump në një intervistë për Radion Fox Sports, duke përmendur fazën e parë të marrëveshjes tregtare SHBA-Kinë vitin e kaluar.<

Kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Xi. Ai më pëlqente, por tani nuk ndjehem njëlloj si më parë,” tha ai.

Presidenti Trump tha se ndjenjat e tij ndryshuan për shkak të COVID-19s.

Sigurisht që tani ndihem ndryshe. Kisha një marrëdhënie shumë, shumë të mirë, por nuk kam folur me të prej një kohë të gjatëu shpreh ai.

Presidenti Trump, i cili po kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e 3 nëntorit, e bëri sfidën ndaj Kinës temë kryesore të fushatës presidenciale të vitit 2016 dhe gjatë pjesës më të madhe të mandatit të tij të parë mori në mbrojtje lidhjet miqësore me Presidentin Xi, ndërkohë që përpiqej të vinte në jetë premtimet për marrëveshje tregtare.

Por ai tha të martën se pasojat e shkaktuara nga shpërthimi i koronavirusit ishin më të rënda sesa përplasjet mbi tregtinë. Ishte një mijë herë më e rëndë se sa marrëveshja tregtare ajo që ndodhi me tërë ato vdekje dhe me faktin që botës iu desh të mbyllej në shtëpi. Ishte një turp,” tha Presidenti Trump.

Njoftimet e para për virusin dolën nga Kina në fund të vitit 2019. Deri tani COVID-19 ka infektuar më shumë se 20 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën 735,370 njerëzve, duke përfshirë të paktën 5.1 milionë raste dhe të paktën 163,160 vdekje në Shtetet e Bashkuara.

Shpërndaje në: