Trump: ShBA do të arrijë një marrëveshje me Kubën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara do të arrijnë një marrëveshje me Kubën, pas kërcënimeve për tarifa ndaj vendeve që furnizojnë Kubën me naftë.
Trump theksoi se Kuba po përjeton një krizë ekonomike dhe kërkoi që të negociohet me SHBA-në, duke shtuar se vendi ka nevojë për ndihmë pasi nuk ka më mbështetje nga Venezuela./Periskopi/



