Trump tërhiqet nga vendimi për ndarjen e fëmijëve nga prindërit refugjatë

Trump tërhiqet nga vendimi për ndarjen e fëmijëve nga prindërit refugjatë

Bazuar në presionin e madh të aleatëve të SHBA-së, presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që i jep fund ndarjes së fëmijëve nga familjet e tyre, pas hyrjes ilegale në Amerikë, raporton Fox News, transmeton Periskopi.

Kjo po konsiderohet si kthesë dramatike nga Trump, pasi deri sot administrata e tij kishte këmbngulur që nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të ndajë familjet që janë kapur pas kalimit ilegal të kufirit dhe hyrjes në ShBA.

Trump pasi e ka nënshkruar vendimin, ka thënë se nuk i pëlqente të shihte fëmijët teksa ndaheshin nga familjet, raporton Periskopi.

“Ne do të kemi kufij të fortë dhe shumë të fortë, por do t’i mbajmë familjet së bashku,” tha Trump, i cili tha se nuk i pëlqente “shikimi” ose “ndjenja” e fëmijëve të ndarë nga prindërit e tyre.

Ai tha se urdhri i tij nuk do t’i jep fund politikës “zero tolerancë” që ndjek penalisht të gjithë të rriturit që kapen duke kaluar kufirin ilegalisht.

Urdhri synon t’i mbajë familjet së bashku ndërsa janë në paraburgim, përshpejtojë rastet e tyre dhe i kërkon Departamentit të Mbrojtjes të ndihmojë familjet./Periskopi

Shpërndaje në: