Turqia zhbllokon rrugën e Finlandës dhe Suedisë drejt NATO-s, arrihet marrëveshja

Turqia zhbllokon rrugën e Finlandës dhe Suedisë drejt NATO-s, arrihet marrëveshja

Turqia ka hequr bllokadën ndaj Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO.

Të tri shtetet kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi sot në Madrid të Spanjës, në kohën kur po mbahet samiti i NATO-s.

Kjo marrëveshje i hap rrugë dy shteteve nordike që t’i bashkohen aleancës ushtarake më të madhe në botë, në një kohë tensionesh që kërcënojnë paqen globale, si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Pushtimi rus në Ukrainë ka nxitur një ndryshim mendimi në Evropën veriore ndaj NATO-s, duke bërë që Helsiniki dhe Shtokholmi edhe zyrtarisht të aplikojnë për anëtarësim në NATO në mes të muajit maj.

Shpërndaje në: