Tyson Fury paralajmëron Ronaldon: Mançesteri nuk është mjaftueshëm i madh për të dy ne

Tyson Fury paralajmëron Ronaldon: Mançesteri nuk është mjaftueshëm i madh për të dy ne

Kampioni i peshave të rënda në boks, Fury ka lëshuar një mesazh për Cristiano Ronaldon.

Aktualisht, britaniku po përgatitet për duelin e tretë me Deontay Wilder, por ka thënë se një ditë dëshiron të duelojë në Old Trafford.

Aktualisht, hero në Old Trafford është Cristiano Ronaldo, por Fury me shaka ka thënë se qyteti është i vogël për të pasur dy super-yje të sportit .

“Unë kam dy duele të mbetura në ShBA, por do të doja të sillja një titull bote në Mançester”, ka thënë Fury, transmeton Periskopi.

“Jam i lumtur që Ronaldo është kthyer në Old Trafford, por ky qytet nuk është mjaftueshëm i madh për të dy ne”, shtoi ai.

“Nëse unë do të jetoja Mançester, do të ishte problem”, ishin fjalët e britanikut.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të përballen më 9 tetor, për titullin e WBC. /Periskopi/

Shpërndaje në: