U bllokuan në një zonë shkëmbore, shpëtohen tre turistët në Himarë

U bllokuan në një zonë shkëmbore, shpëtohen tre turistët në Himarë

Policia e Shtetit në Himarë i ka dalë në ndihmë 3 turistëve të huaj, të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit.

Policia e Shtetit njofton se sonte, pas një njoftimi se turistët kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore ndërhyri duke shkuar menjëherë në vendin ku kërkohej ndihmë.

“Pas kërkimeve në terren, u bë e mundur lokalizimi i tre turistëve të huaj, të cilët u nxorën prej shkëmbinjve ku kishin mbetur të bllokuar. Aktualisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar”.

“Të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë vijojnë të jenë të pranishme 24/7, për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe për ndërhyrjen në çdo situatë emergjente”, thuhet në njoftim./Periskopi/

Shpërndaje në: