“U detyrova të largohem me vajzën që ende s’ecte – pas 4 muajsh e gëzuam lirinë”

“U detyrova të largohem me vajzën që ende s’ecte – pas 4 muajsh e gëzuam lirinë”
Ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci, në 24 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, ka ndarë historinë e saj personale kur iu desh të lëshonte Kosovën në po këtë ditë kur filluan bombardimet.
Ajo tregoi se gjatë ditës me vajzën e saj në krah që ende s’kishte nisur të ecte kaloi kufirin me Maqedoninë, derisa në mbrëmje dëgjoi lajmin për fillimin e bombardimeve.
“Ishte data 24 mars 1999, dita kur u detyrova të ikja nga shtëpia me vajzën time, e cila ende nuk kishte hedhur hapat e parë. Me vështirësi të mëdha arritëm të kalojmë kufirin me Maqedoninë. Po atë mbrëmje, NATO filloi të bombardojë caqet jugosllave. Pas 4 muajsh, ne dhe Kosova shijuam lirinë”.
Ambasadorja ka ndarë edhe një fotografi të saj bashkë me vajzën nga kjo periudhë.
It was 24 March 1999, the day I was forced to flee from home with my daughter, who had not yet taken her first steps. We managed to cross the 🇲🇰 border with great difficulties. That very evening, #NATO began bombing Yugoslav targets. After 4 months, we & 🇽🇰 enjoyed freedom pic.twitter.com/OvoGYJhsLG
— Shkendije Geci (@Shkendije_Geci) March 24, 2023