U fsheh nga lufta, fëmija nga Mosuli qëndron 20 ditë i plagosur në një podrum (Video)

U fsheh nga lufta, fëmija nga Mosuli qëndron 20 ditë i plagosur në një podrum (Video)

Janë shfaqur pamjet prekëse të një djaloshi  i cili kishte qëndruar i plagosur për 20 ditë me radhë në një bodrum në Mosul, ku edhe ishte fshehur pasi kishte shpërthyer beteja në këtë qytet.

Në pamjet të cilat u botuan nga “Rudaw English” shihet djaloshi i cili është mjaft i dobët në pamje duke treguar para ekuipazhit televiziv: “Më dhemb shumë. Unë nuk mund të lëvizi”.

Fëmija shihet se rreth belit ka një fashë të vendosur, ndërsa nuk dihet shkalla e lëndimeve.

Kjo video u bë pasi qeveria irakiane shpalli fitoren në betejën e tyre kundër ISIS në qytetin strategjik verior pas një përballje të përgjakshme tetë-mujore./Indeksonline/

Shpërndaje në: