U gjet ‘hundëleshi’ i Ibrahimovicit: Përgjigja epike e Materazzit pasi Ibra tha për të ‘ai ndërhynte për të vrarë’

U gjet ‘hundëleshi’ i Ibrahimovicit: Përgjigja epike e Materazzit pasi Ibra tha për të ‘ai ndërhynte për të vrarë’

Derbi mbetet derbi e Marco Materazzi i përgjigjet Zlatan Ibrahimovic. Ish-mbrojtësi i Interit ka dashur të ndezë zjarrin e derbit të Milanos duke iu përgjigjur në distancë intervistës së sulmuesit të Milanit, në të cilën Matrix kujtohej e përcaktohej si dikush që “ndërhynte nga pas për të lënduar”.

Në profilin e tij në Twitter ai publikoi dy imazhe, një të Kupës së Botës të fituar në 2006, një tjetër të Ligës së Kampionëve të ngritur në qiell në 2010. Të gjitha të shoqëruara me një mesazh në të cilin Ibra nuk përmendet, edhe pse referenca është e qartë: “Postim… HESHT!”.

 

 

Shpërndaje në: