U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë

U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë

Një person është arrestuar sot në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas Policisë, arrestimi është kryer në orët e mesditës në rrugën “Pajazit Boletini”.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 10 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 11.1 gramësh.

Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor./Periskopi/

Shpërndaje në: