U largua nga Prishtina sherri i Qeverisë: Nga Sunny Hill njoftojnë lokacionin ku do të mbahet në Tiranë

U largua nga Prishtina sherri i Qeverisë: Nga Sunny Hill njoftojnë lokacionin ku do të mbahet në Tiranë

Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë. Ky festival që organizohet nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, është zhvendosur në Tiranë.

Hapësira ku do të mbahet festivali është parku buzë liqenit artificial të Tiranës.

Dukagjin Lipa, një prej organizatorëve të festivalit “Sunny Hill” njoftoi dje se festivali s’do të mbahet sivjet në Prishtinë.

Ai tha se shkaku i zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për tokën që komuna u ndau, kanë marrë vendim që ta mbajnë festivalin në Tiranë.

Të menjëhershme ishin reagimet e Kryetarit të Tiranës, Erion Veliajt dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Shpërndaje në: