U mposht nga më të dobëtit e grupit, këto janë fjalët e Challandes pas tmerrit të sontëm

U mposht nga më të dobëtit e grupit, këto janë fjalët e Challandes pas tmerrit të sontëm

Kombëtarja e Kosovës është shndërruar në skuadrën më të dobët në grupin kualifikues për Kupën e Botës, pasi u mposht nga më të dobëtit e grupit deri tash.

Pas ndeshjes ka folur selektori Challandes, i cili tha se është i zhgënjyer me ekipin, edhe pse performanca e tyre kishte qenë e mirë.

“Jam i zhgënjyer me ekipin, nuk mund ta humbnim këtë ndeshje. Performanca ishte e mirë, ekipi ka luajtur një lojë të buykur, kemi pasur shumë situata. Pjesën e dytë ishim dominant nuk kemi qenë asnjëherë të rrezikuar,” tha fillimisht zvicërani.

“Nëse bëjmë një ndeshje të tillë, normalisht, asnjëherë s’kam menduar që do ta humbim këtë ndeshje, më duhet ta pranojë duhet të marrë përgjigjësi, mendoj se ekipi ka provuar por nuk ishte e mjaftueshme. Futbolli nuk është të luash vetëm aksione të mirë, por edhe të luash tranzicion dhe për të ndalë gjithashtu aksionet.

“Për mua nuk është problem rënditja, ishte një grup mjaft i vështirë, për mua ishte e mundur për të pasur më shumë pikë, pozicioni nuk ëhstë problem për mua, por të përmirësosh atë që nuk është në rregull.

“Jam mirë me këtë ekip, jam tranjner. E di që duhen rezultate këtë herë nuk kemi rezultate, por natyrisht nuk do të jetë e lehtë për mua në të ardhmen, e mendoj të nesërmen si trajner, e bëj punën time, jap makimumin dhe pastaj është vendim i Federatës jo i imi” – përfundoi Challandes.

Shpërndaje në: