“U pyetën për lidhjet me UÇK-në”: Sveçla thotë se rreth 1 mijë e 500 qytetarë u bllokuan në Serbi

“U pyetën për lidhjet me UÇK-në”: Sveçla thotë se rreth 1 mijë e 500 qytetarë u bllokuan në Serbi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar detaje të reja për bllokimin e udhëtarëve kosovarë në pikat kufitare të Serbisë.

Sveçla në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se të mërkurën janë bllokuar së paku 1 mijë e 498 qytetarë.

Ai ka thënë se disa nga ta janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje për të kaluarën e tyre dhe lidhjet me UÇK-në.

“Sipas informative tona, dje së paku 1 mijë 498 qytetarë janë ndaluar, maltretuar, disa janë arrestuar dhe marrë në pyetje në lidhje me të kaluarën e tyre, lidhjet e tyre me UÇK-në, pjesëmarrjn e tyre personalisht në UCK apo familjarëve të tyre dhe veprimtarinë gjatë viteve 98-99. U janë marrë dokumentet personale, në pamundësi për të lëvizur, qytetarët e Kosovës janë provokuar shumë herë fizikisht dhe verbalisht nga autoritetet policore serbe, ka shkaktuar frikë tek të fëmijët dhe të miturit. Për orë të tëra kanë pasur mungesë të ushqimit, ujit dhe barnave.” – ka thënë ai.

Shpërndaje në: