“UÇK-ja nuk ishte e përfshirë në aktivitete terroriste” – Eliot Engel e kishte mbrojtur Thaçin, duke cituar raportin e CIA-s për UÇK-në

“UÇK-ja nuk ishte e përfshirë në aktivitete terroriste” – Eliot Engel e kishte mbrojtur Thaçin, duke cituar raportin e CIA-s për UÇK-në

Ish-kongresmeni i SHBA-së, Elliot Engel, i cili shërbeu 16 mandate në Kongres dhe përfaqësoi një pjesë të Westchester-it dhe Bronx-it, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Ai njihet si një nga politikanët amerikanë që ka mbrojtur vazhdimisht kauzën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Para disa vitesh, ai kishte mbrojtur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte akuzuar në mënyrë të rreme nga gazetari Chuck Sudetic.

Gazetari Chuck Sudetic kishte akuzuar krerët e UÇK-së, më saktësisht Hashim Thaçin, për përfshirje në aktivitete ilegale, siç është kontrabanda me drogë.

Ndaj këtij shkrimi kishte reaguar kongresmeni Eliot Engel, i cili kishte cituar raportin e CIA-s, që hidhte poshtë pohimet se UÇK-ja ishte financuar me fonde që e kishin origjinën nga kontrabanda me drogë.

CIA kishte raportuar para komitetit të Kongresit Amerikan me kërkesë të kongresmenit Engel.

Lidershipi i UÇK-së nuk duket të jetë angazhuar në operacione të narkotikëve për të mbështetur aktivitetet e saj gjatë luftës…”, thuhet në raport.

Por, a ishte e përfshirë UÇK-ja në aktivitete terroriste sipas CIA-s?

UÇK-ja nuk ishte e përfshirë në aktivitete terroriste – të definuara si dhunë e paramenduar dhe politikisht e motivuar kundër shënjestrave civile”, thuhet në raportin e CIA-s.

Po ashtu, aty përmendet edhe se si liderët e UÇK-së ishin pro-amerikanë, shkruan Demokracia.com.

“Ish-liderët e UÇK-së e shihnin pozitivisht SHBA-në si forcë nxitëse për fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave të sigurisë serbe në pranverën e kaluar.”/Periskopi

Shpërndaje në: