Udhëtim maratonik: Ishte rrugë aq e gjatë, sa që olimpistët kosovarë duhet të kenë ‘harruar’ kur ishin nisur

Udhëtim maratonik: Ishte rrugë aq e gjatë, sa që olimpistët kosovarë duhet të kenë ‘harruar’ kur ishin nisur

Kontigjenti me xhudistët kosovarë tashmë ka arritur në Fshatin Olimpik të Japonisë, para Lojërave Olimpike, Tokio 2020.

Trajneri legjendar, Driton Kuka, së bashku me xhudistet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova zbarkuan në Sanjo sot, shkruan Periskopi.

Mirëpo, ata u desh të ‘nxirrnin të zitë e ullirit’ për të arritur, pasi siç njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, koha që iu desh atyre për të arritur atje nga Prishtina është thjesht dërrmuese.

Në një postim të KOK, ku konfirmohet arritja e një delegacioni nga Kosova në Tokio, konfirmohet se kontigjentit iu deshën plot 19 orë për të arritur në destinacion, teksa kishin pritur dy orë në Stamboll dhe katër të tjera në aeroportin e Hanedas në Tokio.

Shpresojmë që lodhja e këtij udhëtimi të gjatë të mos ndikojë në performancat e olimpistëve tanë në Tokio. /Periskopi.com/

 

 

 

Shpërndaje në: