UEFA pezullon gjyqtarin Cuneyt Cakir, pask këtij vendimi skandaloz në ndeshjen Milan-Atl Madrid

UEFA pezullon gjyqtarin Cuneyt Cakir, pask këtij vendimi skandaloz në ndeshjen Milan-Atl Madrid

UEFA ka pezulluar gjyqtarin turk, Cuneyt Cakir.

Cakir ishte figura më e komentuar pas mbrëmjes të së martes, kur mori disa vendime skandaloze gjatë ndeshjes Milan – Atletico Madrid.

Fillimisht, gjyqtari largoi Kessie me karton të kuq, për një ndërhyrje që me pak tolerancë shmang edhe kartonin e verdhë, përcjell Periskopi.

Tjetër vendim skandaloz ishte edhe penalltia e akorduar në favor të Atletico Madrid, ku fillimish lojtari mysafir luan me dorë, pastaj mbrojtësi i Milan.

Sipas ‘Gazzetta DelloSport’, pas këtyre ngjarjeve, gjyqtari turk tashmë është pezulluar për një kohë të pacaktuar, deri në një vendim tjetër përfundimtar.

Milani ka ndërmend të paraqesë një ankesë zyrtare në UEFA kundër tij dhe thuhet se do ta ndjekë këtë lëndë deri në pikën e fundit.

Shpërndaje në: