Uk Lushi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Uk Lushi  viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në SHBA, Uk Lushi, ka kaluar Atlantikun për të shkuar në vizitë te bashkëluftëtarët e tij që po gjykohen në Hagë.

Përballjen e tyre me drejtësi, Lushi e quajti betejë, për të cilën tha se po zhvillohet për mbrojtjen e interesit nacional.

“Sërish kalova Atlantikun për t’u takuar me UÇK-në. Kalova një ditë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn në Hagë. Kam qenë i bindur që në Gjykatën Speciale përmes një procesi fer, njerëzit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm ashtu siç janë. Fatkeqësisht, ky proces po kalon me shkelje të rënda të drejtave të njeriut, me procedura të paprecedentë”.

Lushi shtoi se Haga duhet të bashkojë rreth luftës së popullit të Kosovës për liri dhe përparim.

Nuk ka forcë që mund ta ndryshojë historinë e Kosovës”.

Aktivisti i mirënjohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte pjesëtar i UÇK-së në Batalionin Atlantiku. Ai është edhe autor i librit “ “Shqiptaro-amerikanët e UÇK-së – Kronikë e Batalionit Adriatiku”.

Shpërndaje në: