Ukraina: Jemi duke humbur, tani varemi tërësisht nga armët e Perëndimit

Ukraina: Jemi duke humbur, tani varemi tërësisht nga armët e Perëndimit

Zëvendës-kreu i inteligjencës ukrainase ka thënë se Ukraina është duke humbur kundër Rusisë në vijat e frontit dhe tani është duke varur vetëm nga armët e perëndimit për ta mbajtur Rusinë larg, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

“Kjo është një luftë artilerie tani”, tha Vadym Skibitsky nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës. Vijat e frontit tani janë vendi se ku do të vendoset e ardhmja, tha ai për The Guardian, “dhe ne jemi duke humbur në aspektin e artilerisë”.

“Çdo gjë varet nga ajo se çka na dhuron Perëndimi”, tha Skibitsky. “Ukraina ka një pjesë të artilerisë kundrejt 10 deri 15 të tilla të Rusisë. Parterët tanë na kanë dhënë vetëm 10% të asaj se çfarë kanë”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar tha se prej 60 deri 100 ushtarë ukrainas po vriten çdo ditë dhe 500 të tjerë plagosen. Ukraina e ka mbajtur sekret numrin total të ushtarëve të vrarë në konflikt.

 

Shpërndaje në: