Ukraina: Me armët e reja amerikane do ta rikthejmë Krimean dhe Donbasin

Ukraina: Me armët e reja amerikane do ta rikthejmë Krimean dhe Donbasin

Armët e Shteteve të Bashkuara do ta ndihmojnë Ukrainën për të rikthyer territoret e okupuara nga Rusia, përfshirë Krimean dhe Donbasin, ka thënë për CNN Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, përcjell Periskopi.

“Ne do t’i çlirojmë të gjitha territoret tona, të gjitha, përfshirë Krimean”, tha ai.

“Krimea është një objektiv strategjik për Ukrainën sepse ai është një territor ukrainas”, shtoi Reznikov. “Por ne do të shkojmë hap pas hapi”.

Ministri i Mbrojtjes tha se hapi i parë do të jetë stabilizimi i situatës në terren për të shmangur humbje të tjera kundër forcave ruse. Faza e dytë, tha ai, do të jetë zbrapsja e forcave ruse në pozicionet e tyre para pushtimit të 24 shkurtit.

Vetëm në fazën e tretë, tha ai për CNN, do të ketë disktuime me partnerët ukrainas se “do të çlirohen territoret, përfshirë Krimean”, tha Reznikov. Zyrtarët ukrainas thonë se ata nuk do t’i përdorin këto armë për sulme ndaj Federatës Ruse, megjithatë, Ukraina nuk e konsideron Krimean si pjesë të territorit rus./Periskopi/

Shpërndaje në: