Ukraina nuk do të heqë dorë nga toka, thotë Zelensky para takimit Trump-Putin

Ukraina nuk do të heqë dorë nga toka, thotë Zelensky para takimit Trump-Putin

Në minutat e fundit, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë reagimin e tij të parë ndaj njoftimit për një takim Trump-Putin javën e ardhshme, duke thënë se Ukraina “nuk do t’ua japë tokën e saj pushtuesve”, shkruan BBC, transmeton Periskopi.

Në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram, Zelensky thotë se çdo zgjidhje pa Ukrainën do të jetë “zgjidhje kundër paqes”.

Kjo vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi disa orë më parë se do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaska të premten, 15 gusht, për të diskutuar luftën në Ukrainë.

Trump sinjalizoi se Ukraina mund të duhet të lëshojë territor në një marrëveshje paqeje me Rusinë, duke u thënë gazetarëve: “Do të ketë disa shkëmbime territoresh”.

CBS News, ka raportuar gjithashtu se Shtëpia e Bardhë po përpiqet të bindë udhëheqësit evropianë të pranojnë një marrëveshje që do të shihte Ukrainën të hiqte dorë nga pjesë të mëdha territori, duke përfshirë rajonet Donbas, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Zelensky më parë ka hedhur poshtë çdo parakusht për lëshime territoriale.

Shpërndaje në: