Ukraina pezullon Ministrin e Drejtësisë
Ukraina ka pezulluar Ministrin e Drejtësisë, German Galuschtschenko, në kulmin e një prej skandaleve më të mëdha të korrupsionit në sektorin energjetik të vendit.
Vendimin për të hequr Galuschtschenkon nga detyrat e tij e bëri të ditur kryeministrja Julia Swyrydenko të mërkurën përmes rrjeteve sociale.
Ai kishte shërbyer më parë si Ministër i Energjisë deri në verë, dhe tani është në qendër të një hetimi të gjerë korrupsioni.
Zyra Kombëtare Antikorrupsion (NABU) ka kryer bastisje që të hënën, pas 15 muajsh hetime intensive në sektorin energjetik. Në qendër të hetimeve ndodhet një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Volodymyr Zelensky, biznesmeni Timur Minditsch. Autoritetet flasin për një rrjet korrupsioni me përmasa të gjera, ku rreth 100 milionë dollarë (rreth 86 milionë euro) dyshohet se janë përfshirë, raporton BILD, përcjell Periskopi.
Edhe Galuschtschenko thuhet se është i përfshirë, sipas Prokurorisë Antikorrupsion (SAPO). Ai akuzohet se ka përfituar përfitime personale nga Minditsch në këmbim të kontrollit mbi rrjedhën e fondeve në sektorin energjetik.
Hetimet përfshijnë edhe kompaninë shtetërore bërthamore Energoatom, ku dyshohet për pagesa ryshfeti në miliona dollarë të lidhura me ndërtimin e mbrojtjeve për infrastrukturën energjetike. Sipas mediave, një bashkëpunëtor dhe partner i ngushtë i Zelensky është gjithashtu ndër të dyshuarit dhe dyshohet se është larguar jashtë vendit.
Ndërsa Zelensky është deklaruar pas këtij vendimi, i cili ka thënë që duhet të ndëshkohet çdo person i korruptuar.
“Duhet të ndëshkohet çdo person që ka qenë i përfshirë në skemat e korrupsionit.”



