Ukraina shkatërron anijen transportuese ruse në Detin e Zi

Ukraina shkatërron anijen transportuese ruse në Detin e Zi

Ukraina ka thënë se ka godiur me raketa një anije ruse që po transportonte ushtarë, armë dhe municion drejt ishullit të okupuar rus, Zmiinyi, në jug të rajonit të Donbasit, shkruan Al Jazeera, përcjell Periskopi.

Guvernatori i Odesas, Maksym Marchenko e emëroi anijen si Vasiliy Beg.

Komanda Detare e Ukrainës tha se anija kishte sistem anti-raketor por kjo nuk e ka parandaluar sulmin.

Komanda Detare në një postim në Facebook tha se Vasiliy Bekh kishte shërbyer në Flotën ruse në Detin e Zi që nga viti 2017.

Kurse nga Moska nuk ka pasur ende komente ndaj pretendimeve të Ukrainës. /Periskopi/

Shpërndaje në: