Ukraina thotë se ka rrëzuar nëntë objektiva ajrore ruse

Ukraina thotë se ka rrëzuar nëntë objektiva ajrore ruse

Forcat Ajrore të Ukrainës pretendojnë se kanë shkatërruar nëntë objektiva ajrore ruse në 24 orët e fundit.

Në njoftimin e tyre thuhet se ka rrëzuar katër drone Shahed-136 dhe një dron Mohajer-6 me armë kundërajrore në jug të premten, shkruan Skynews.

Ndërkohë, dy UAV të tjera Shahed-136 u shkatërruan nga forcat ukrainase në lindje.

Forcat Ajrore të Ukrainës shtojnë se një helikopter Mi-8 dhe avion Su-25 u rrëzuan nga raketa kundërajrore në Ukrainën qendrore.

Shpërndaje në: