Ukraina thotë se mbi 1 mijë njerëz u torturuan dhe u vranë në rajonin Kharkiv

Ukraina thotë se mbi 1 mijë njerëz u torturuan dhe u vranë në rajonin Kharkiv

Komisioneri i parlamentit të Ukrainës për të drejtat e njeriut tha të premten se më shumë se 1,000 njerëz ishin torturuar dhe vrarë në zonat e pushtuara nga Rusia të rajonit të Kharkiv, tha agjencia e lajmeve Interfax.

Dmytro Lubinets tha gjithashtu se në ditët në vijim autoritetet ukrainase do të publikojnë numrin e saktë të njerëzve të gjetur në një varrim masiv në qytetin e Izium, shtoi agjencia, transmeton Telegrafi.

Kjo vjen derisa një zonë varrimi masiv që përmban rreth 440 varre u gjet në qytet.

Izium, i pushtuar në prill, u përdor nga Rusia si një qendër kryesore ushtarake për të furnizuar forcat e saj nga lindja.

Shpërndaje në: