Ulje e ndjeshme e temperaturave dhe reshje bore nesër në Kosovë
Një ciklon i fuqishëm pritet të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje lokale bore në viset kodrinore-malore të Kosovës.
Dita e martë do të nisë me reshje shiu, ndërsa pasdite ajri i ftohtë polar do të përhapet në të gjithë territorin.
Reshje të dendura bore priten në Malin e Zi dhe vende të caktuara në Shqipëri, Maqedoni Veriore dhe Luginën e Preshevës.
Stabilizim gradual i motit parashikohet të mërkurën, ndërsa të enjten dhe të premten do të ketë ndryshime të shpeshta të temperaturave dhe reshje të reja shiu e bore./Periskopi/



