‘Ulqini’ shfrytëzon pakënaqësinë e lexuesit të Periskopit me Shqipërinë për të promovuar vetveten

‘Ulqini’ shfrytëzon pakënaqësinë e lexuesit të Periskopit me Shqipërinë për të promovuar vetveten

Para disa ditësh, Periskopi pranoi një letër të një kosovari që ndante eksperiencën e tij personale me kamarierët në Shqipëri dhe që kishte titulluar shkrimin e tij “Pse kamarierët në Shqipëri sillen si ‘idiotë’?

Shkrimi në fjalë denonconte sjelljen e një pjese të kamarierëve në Shqipëri që po bie në sy gjatë sezonit veror.

Sidoqoftë, shumë vetë potencuan pagesat e vogla ndaj këtyre kamarierëve dhe kushtet e mjerueshme ekonomike.

E pikërisht në artikullin e ndarë ka komentuar një faqe e quajtur “Ulqini” e që kishte diku 84 mijë ndjekës duke shkruar “Mirë se vini në Ulqin”, përcjell Periskopi.

Nuk dihet nëse kjo faqe ka autorizimin e komunës së Ulqinit, por ajo që dihet është se ka pasur përpjekje për të marrë klientelën e plazheve shqiptare.

Periskopi inkurajon lexuesit e saj që të vizitojnë Ulqinin dhe plazhet e tjera të Malit të Zi, por më shumë inkurajon turizmin në Republikën e Shqipërisë. /Periskopi

Shpërndaje në: