Universiteti i Prishtinës është degraduar

Universiteti i Prishtinës është degraduar

Kështu ka thënë profesori në pension i këtij universiteti, Mazllum Baraliu, në një intervistë të shkurtër për Periskopin, në 47 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Baraliu ka përmendur një emër i cili sipas tij është shkaktari kryesor për këtë degradim të universitetit, e që një gjendje e tillë është duke vazhduar ende.

Baraliu duke renditur të metat e universitetit ka treguar se në këtë institucion publik të arsimit të lartë fatkeqësisht ndikim direkt dhe shumë të madh ka edhe politika përmes emërimeve edhe partiake.

Kritik është shprehur edhe ndaj sistemit të Bolonjës me të cilin punohet në UP, sistem që sipas Baraliut nuk është i përshtatshëm, derisa ka treguar se çfarë duhet të bëhet për përmirësimin e gjendjes aktuale.

Intervista e plotë:

Periskopi: Si e shihini Universitetin e Prishtinës pas 47 vjet ekzistencë?

Baraliu: E shoh me një nostalgji për të kaluarën edhe më një krenari në të njëjtën kohë për gjithë këtë historik zhvillimor të këtij tempulli të dijes. Universiteti i parë në trojet shqiptar, jashtë shtëpisë londineze dhe universiteti i cili ka qenë universitet, instituti jonë i rëndësisë kombëtare, shkencore, pedagogjike, pra gjithdimesnionale, i cili ka dhënë shumë për zhvillimin e ndjenjës, çështjes, kauzës kombëtare dhe të zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës. Në fakt është gur-themeli i të gjitha zhvillimeve që janë bërë që nga  themelimi i tij deri tani. Pra, kur them me nostalgjie them për këtë. Ndërsa, me keqardhje e them se tani kur jemi në këtë përvjetor , për shkak të një gjendje stagnante, për të mos thënë degraduese, një gjendje të rënies të statusit, të vlerave dhe reputacionit si institucion, madje edhe rënie në rangimet ndërkombëtare, përveç  kinse sivjet sipas këtyre që janë duke udhëhequr kinse kemi ngritje, por edhe njëherë po e them se në fakt me vite të tëra ka rënie në rangime ndërkombëtare. Prandaj është një gjendje stagnacioni, për të mos thënë  degradimi që e  karakterizon gjithë sistemin arsimor, e veçanërisht atë të arsimit të lartë.

Me shumë krenari mund të them se është gur-themeli i të gjitha zhvillimeve dhe i të gjitha  përparimeve që janë  bërë në Kosovë para lufte dhe pas lufte.

Periskopi: Kur thoni se në një mënyrë është degraduar sistemi i arsimit universitar. Kush është shkaktar për këtë degradim?

Baraliu: Janë politikat e gabuara, joadekuate, për të qenë më i saktë dhe korrekt, të cilat prej fillimit, pas luftës janë udhëhequr nga njerëz jokompetent, madje edhe qëllim-këqinjë, siç ishte një përfaqësues i quajtur Majkël Daksner e që ka pasur edhe në institucione të tjera të qeverisjes së përkohshme në universitet dhe në arsimin e lartë në përgjithësi, që ishte universiteti i vetëm publik. Ka pasur ndikim primar me orientimin  politikave të cilat në fakt kanë qenë stagnative dhe degraduese dhe jo afirmative dhe zhvillimore. Pastaj, natyrisht ia kemi ndihmuar edhe ne, gjegjësisht garnitura të caktuara vendore, fillimisht ato institucionale, ne nivel të shtetit, pastaj ato garniturat udhëheqëse brenda UP-së, të cilat gjithsesi opinioni publik e di dhe ka vlerësimet e tij që nuk kanë bërë më të mirën për të avancuar më tej këtë institucion, por në fakt kemi pasur një gjendje jashtë-performuese. Sidomos futja në sistemin e Bolonjës dhe qenë një gabim i madh për arsye se nuk i keni ende kushtet dhe rrethanat e tilla. Të parët kemi hy në sistemin e  Bolonjës dhe qenë anëtar i Bolonjës dhe kinse kemi zhvilluar disa programe në kuadër të atij procesi, por në fakt ai proces edhe vetvetiu si i tillë jo-reformues dhe joadekuat për kushtet, rrethanat dhe specifikat tona, e ka degraduar ose ka ndikuar dukshëm në degradimin e universitetit në segmente të caktuar.

Periskopi: Cilët janë hapat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e  kësaj gjendje?

Baraliu: Fillimisht mos-përzirja e militantizmit partiak dhe politik brenda UP-së, sepse është evidente që ka ndërhyrje të vazhdueshme, ka ndërhyrje edhe në kuptimin e mos-avancimin e vlerave evropiane shkencore dhe pedagogjike, kritereve për punësim dhe avancim adekuat. Në fakt të gjithë e dimë se ne kemi ndikime politike dhe partiake. Kush ka mundur ka ndikuar dhe po ndikon që të fusë njerëzit e tij në proces pedagogjik dhe shkencor si dhe në atë menagjeriale.  Por, sidomos komponenta  shkencore për fat të keq në bazë të kritereve të pretenduara dhe standardeve ndërkombëtare për t’u zhvilluar ajo që është dashtë të zhvillohet në parametrat dhe standardet brenda standardeve ndërkombëtare. Ne kemi ngecje si të tërë universitetet tjera dhe në sistemin shkencor dhe pedagogjik. Pra në universitete publike dhe ato shkencore kemi ngecje në komponentën shkencore sidomos, por edhe në avancimin e programeve të ndryshme, koherencës në tregun e punës, kërkesave në tregun e punës, krijimeve të programeve që prodhojnë njerëz të aftë për punë dhe jo të programeve të cilat të ngarkuara, të mbipopulluara në kuptimin e kërkesave të tregut të punës e kështu me radhë.

 

Shpërndaje në: