Uran Ismaili: Faleminderit të gjithë qytetarëve, pa dallim

Uran Ismaili: Faleminderit të gjithë qytetarëve, pa dallim

Uran Ismaili përmes një mesazhi në Facebook, ka falënderuar të gjithë votuesit.

Ai shkruan:

Falemnderit të gjithë qytetarëve, pa dallim, që sot dolën dhe votuan për qytetin tonë. Falemnderit nga zemra të gjithëve që besojnë në mua, për atë që unë përfaqësoj, dhe që ma treguan besimin e tyre. Sot, një frymë e re doli në pah në Prishtinë. Një mënyrë e re e të bërit politikë – që qytetarin e ka në qendër. Fara është mbjellë. Falemnderit ekipit tim, kandidatëve tanë, vullnetarëve tanë, si dhe anëtarëve e mbështetësve për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur. Prishtina na bashkon.

Shpërndaje në: