Uran Ismaili mban premtimin ndaj të moshuarve të Ulpianës: Ndreq këndin e tyre të shahut (Foto)

Periskopi.com Lajme

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka vazhduar edhe sot me rregullime nëpër Prishtinë.

Këtë herë e ai ka mbajtur një premtim që e kishte dhënë disa javë më parë te disa të moshuar.

Në Ulpianë, në këndin e shahut ku luajnë të moshuarit, Ismaili kur ishte ditë më parë në vizitë u kishte premtuar se do ta rregullonte atë.

“Në bujtjen e parë në Ulpianë te Teuta dhe Bedi, gjatë vizitës nëpër lagje kam taku të disa të moshuar duke lujtë shah në një hapësirë të improvizume, e krijume nga vetë ata. Me ekipën i patëm premtu se kemi me u kthy me ndreqë këndin e tyre të shahut.

E përmirësum hapësirën e tyre të lojës duke e lënë një shenjë si zotim, se posaçërisht të moshuarit do ta kenë një Prishtinë e cila vazhdimisht do të kujdeset për ata.”, ka thënë Ismaili.

Shpërndaje në: