Urimi i çuditshëm i Trump: Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale

Urimi i çuditshëm i Trump: Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale

Donald Trump ka uruar Krishtlindje të Gëzuara për të gjithë, “përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale”, duke iu referuar kundërshtarëve të tij demokratë.

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale, të cilët po bëjnë çmos për të shkatërruar vendin tonë, por po dështojnë keqas”, tha presidenti amerikan nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Tarifat na kanë sjellë triliona dollarë në rritje dhe prosperitet, si dhe sigurinë kombëtare më të fortë që kemi pasur ndonjëherë. Ne jemi të respektuar përsëri, ndoshta si kurrë më parë. Zoti e bekoftë Amerikën!”, e mbyll ai postimin, jo fort të zakontë në këto festa./Periskopi/

Shpërndaje në: