Ursula von der Leyen: Irani kurrë s’duhet të bëhet me bomë bërthamore

Ursula von der Leyen: Irani kurrë s’duhet të bëhet me bomë bërthamore

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas bombardimit amerikan mbi tre centralet kyçe bërthamore të Iranit, duke shkruar se Teherani kurrë nuk duhet të arrijë të zhvillojë armë nukleare.

Presidentja e KE-së kërkoi nga Irani t’i kthehet “diplomacisë kredibile” për zgjidhje.

“Irani kurrë s’duhet të ndërtojë bombën. Me tensionet në Lindje të Mesme në një maje të lart, stabiliteti tash duhet të jetë parësor. Dhe, respektimi i ligjit ndërkombëtar është kyç. Tash është momenti që Irani të riangazhohet në zgjidhje kredibile diplomatike. Tavolina e negociatave është vendi i vetëm për t’i dhënë fund krizës”, tha von der Leyen../Periskopi/

Shpërndaje në: