Ushtarët amerikanë trajnojnë ushtarët tonë

Periskopi.com Lajme

Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë amerikanë, njëzetë pjesëtarë të Regjimentit të dytë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore përfunduan trajnimin një javor “Shkathtësi Malore”

“Gjatë trajnimit pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës u aftësuan në teknika të ngjitjes në shkëmbinj, evakuimin e viktimave në terrene të thepisura, kalimin e pengesave ujore dhe repelim”.

“Në Komandën e Forcave Tokësore në Istog u mbajt ceremonia e certifikimit, ku të pranishëm ishin oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe atyre Amerikanë, të cilët vlerësuan lartë rëndësinë e trajnimeve të tilla të cilat kanë qellim ngritjen e aftësive taktike të pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet në njoftimin e tyre.