Ushtari rus e pranon fajin, mund të dënohet me burgim të përjetshëm

Ushtari rus e pranon fajin, mund të dënohet me burgim të përjetshëm

Një ushtar 21-vjeçar rus është deklaruar fajtor për vrasjen e një civili 62-vjeçar në Ukrainën veri-lindore në gjykimin e parë për krime të luftës nga konflikti Rusi-Ukrainë, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Një trup gjykues u takua të mërkurën në Kiev për të filluar seancën e parë dëgjimore kundër Vadim Shishimarin, që morri pjesë në pushtimin rus të filluar me 24 shkurt- që është një rast me vlerë tejet simbolike për Ukrainën.

Ai i tha gjyaktës se e pranon fajin. Nëse vërtetohet, Shishimarin mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Gjykata tha se Shishimarin ishte urdhëruar nga një tjetër shërbyes për ta vrarë civilin në mënyrë që atij t’i pamundësohet raportimi i prezencës së rusëve dhe ka shtënë në drejtim të tij nga dritarja e hapur e veturës me një armë në kokë të civilit, që e la atë të vdekur në vend. /Periskopi/

Shpërndaje në: