Usyk jep komentet e tij për ndeshjen Fury – Wilder

Usyk jep komentet e tij për ndeshjen Fury – Wilder

Kampioni i ri i peshave të rënda, Oleksandr Usyk, ka dhënë disa komente para duelit të shumëpritur mes Tyson Fury e Deontay Ëilder.

9 tetori është data kur Fury dhe Wilder kontestojnë për herë të tretë titullin e kampionit të WBC.

Ndonëse Fury shihet favorit për meçin bazuar në dy duelet paraprake, Usyk thotë se nuk guxojmë të nënvlerësojmë Wilderin.

“Do të jetë një meç i mirë. Mos e anashkaloni Wilderin, pasi ai ka goditjen e nokautit. Do ta shoh patjetër dhe jam kurioz se kush do të fitojë”, ka thënë Usyk, transmeton Periskopi.

Usyk mposhti Joshuan më 25 shtator në Tottenham Stadium, me vendim unanim, për t’u bërë kampioni i ri i botës. /Periskopi/

Shpërndaje në: