Usyk ka thënë se ekipi i tij e bindi që të mos e nokautojë Joshuan: Nuk isha as në më të mirën time

Usyk ka thënë se ekipi i tij e bindi që të mos e nokautojë Joshuan: Nuk isha as në më të mirën time

Oleksandr Usyk ka thënë se ekipi i tij në qoshe e bindi që të mos e nokautonte Anthony Joshuan gjatë meçit në stadiumin e Tottenhamit.

Ukrainasi fitoi titujt WBA, IBF, WBO dhe IBF në kategorinë e rëndë, duke e mposhtur AJ përmes vendimit unanik me rezultatin 117-112, 116-112 dhe 115-113.

Usyk ishte larg më i mirë se kundërshtari përgjatë 12 rundeve, transmeton Periskopi.

”Kjo do të thotë shumë për mua,” tha ai pas triumfit.

”Lufta shkoi saktësisht ashtu siç e prita. Pati momente kur Anthony më shtyu shumë por asgjë e veçantë. Nuk e pata për qëllim ta nokautoja.

”Ekipi im më bindi të mos e bëj. Trajneri më tha jo dhe të qëndroj në detyrat e mia.

”Kam punuar kaq shumë prej janarit. M’u desh gjysmë viti. Më mungojnë fëmijët. Dua të shkoj në shtëpi. Nuk po mendoj për rimeçin. Nuk e patë Usykun më të mirë. Mund të jem shumë më i mirë.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: