Usyk ndryshon sport, stërvitet në klubin ku luajnë dy kosovarë

Usyk ndryshon sport, stërvitet në klubin ku luajnë dy kosovarë

Boksieri i njohur ukrainas, Oleksandr Usyk ka ndërruar sportin për një ditë.

Ai doli nga boksi në futboll, ku u stërvit me klubin ukrainas, Polissya Zhytomir në Marbella të Spanjës.

Te ky klub luajnë edhe lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi.

Boksieri ukrainas stërvitje me klubin kishte bërë edhe më parë, më 2022 dhe 2023, derisa kishte luajtur edhe me një ndeshje miqësore./Periskopi/

Shpërndaje në: