“Vaji n’tepsi”, Sallahu për vendimin e Supremes: Vendime absurde e të brishta
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu si bashkëpartiakët e tij ka vazhduar me sulme ndaj Gjykatës Supreme pas vendimit për arkat fiskale.
Sallahu që njihet për deklaratën e tij “si vaji në tepsi”, ka thënë se vendimi u mor me direktiva politike.
“Sa herë nuk nxjerrë vendime në përputhje me kompetencat e mbi bazën e profesionalizmit, vendimet bëhen absurde e të brishta. Mos e keqpërdoreni pavarësinë kushtetuese!” – ka shkruar ai.
Shkrimi i tij:
Gjykata Supreme për një rast konkret lëshohet gabimisht në interpretime të përgjithshme kushtetuese dhe ligjore. Pas leximit të Aktgjykimit duket hapur që me direktiva politike përkthejnë norma ligjore dhe kushtetuese në dëm të interesit shtetëror dhe konkretisht interesave të qytetarëve. Pra duke menduar ta godasin Qeverinë e godasin shtetin dhe qytetarët. Sa herë nuk nxjerrë vendime në përputhje me kompetencat e mbi bazën e profesionalizmit, vendimet bëhen absurde e të brishta. Mos e keqpërdoreni pavarësinë kushtetuese!
Gjykata Supreme nuk është Republikë e mëvetësishme, këtë karakter e mbanë shteti i Kosovës!
Andaj, kthehuni aty ku e keni vendin! /Periskopi/
Foli edhe Fitore Pacolli për Supremen: Vendim i pabazuar në ligj, i motivuar politikisht



