Vala në kolaps, i humbin valët

Vala në kolaps, i humbin valët

Prej mëngjesit të së enjtes, Vala ka pasur probleme me valë.

Shërbimi telefonik i Valës ka qenë jashtë funksionit. Reporteri.net ka tentuar disa herë të bëjë thirrje brenda shërbimit por ka qenë e pamundur.

Qytetarë të shumtë janë ankuar në rrjete sociale për probleme me thirrje, internet e dërgimin e SMS-ve.

Raportohet se problemi ka të bëjë me migrimin në platformën e re dhe nuk dihet kur do të rregullohet.

Shpërndaje në: