Valmir Veliu pas transferimit në Turqi: Dua të jem shembull për të rinjtë e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Valmir Veliu do të vazhdojë karrierën në Turqi, te klubi nga Superliga e Turqisë, Gaziantep.

Klubi turk njoftoi sot për arritjen e marrëveshjes me 22-vjeçarin, i cili ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

Pas zyrtarizimit të këtij transferimi, Veliu përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka falënderuar të gjithë ata që i kanë ndihmuar në rrugëtimin e tij për t’u bërë futbollist profesionist.

Postimi i plotë nga Veliu (pa ndërhyrje):

“Të dashur familjarë, shok dhe miq

Dua të ju njoftoj që nga sot karrierën time si futbollist do ta vazhdoj në Turqi në klubin futbollistik Gaziantepspor.

Dua ta falënderoj së pari Zotin, pastaj familjen time dhe njerëzit që më qëndruan afër gjatë gjithë këtyre viteve.

Falenderoj shkollën e futbollit “Liridoni” aty ku fillova hapat e parë.

Falenderoj dy trajnerët e kësaj shkolle Bahri Osmani dhe Fisnik Thaqi, për punën e palodhshme, mbështetjen e tyre të vazhdueshme e mbi të gjitha motivimin e vazhdueshëm për të mos u dorëzuar asnjëherë pas vështirësive të shumta.

Faleminderit edhe për stërvitjet e shumta të kaluara bashkë edhe në orët e vona.

Edhepse të lodhshme për një djalosh të ri siq isha unë, vazhdoja me përkushtim e pa u lodhur që në fund t‘a dëgjoja fjalinë që aq shumë doja ta dëgjoja ” Mundi yt do të shpërbëlehet një ditë”.

Falënderoj klubin e mirënjohur Ramiz Sadiku për mundësinë e aktivizimit si futbollist i ri në junior dhe ekipën e parë e udhëhequr nga trajneri Dardan Kryeziu, i cili ishte një motivim shtesë në rrugën drejtë Superligës .

Falënderim dhe mirënjohje për trajnerin Tahir Batatina i cili kishte besuar në talentin tim që nga inkuadrimi im në skuadrën e Llapit si 18 vjeqar.

Ëndërr e realizuar të luaj në nivelet e larta me klubin e qytetit ku kam lindur, qytet i cili më hapi rrugën e inkuadrimit tim në Kombëtaren e Kosovës, që për mua është një nder dhe krenari që nuk përshkruhet me fjalë.

Prezantimin e fanellës së vendit tim e bëj me dëshirën më të madhe sa herë që më ipet mundësia t’a bëj këtë.

Një falënderim të veçantë për tifozët ” Legjendat” dhe për qytetarët llapjan për mbështetjen e tyre.

Falënderoj edhe menaxherin tim, Rrahman Kice me bashkëpuntorë i cili e bëri të mundur këtë transferim duke pasur besim të plotë në mua .

Në fund por jo më pak e falënderoj familjen time, shokët e mij, dhe të gjithë bashklojtarët e mij që nga fillimi i karrierës sime e deri në këtë ditë, pa ndihmën e të cilëve nuk do isha ky lojtar dhe ky person që jam sot.

Me mirënjohje për të gjithë juve, dua t‘ju premtoj se do ua shpërblej mundin dhe besimin e tuaj .

Ju siguroj se kam djersitur fanellën e Llapit dhe të Kombëtares së Kosovës me krenari dhe me përgjegjësi.

Gjithashtu, ju premtoj se me punë dua që një ditë të jam shembull për t‘u ndjekur nga të rinjët kosovar të cilët kanë synim arritje në karrierë dhe pëfaqësimin e vendit tonë të dashur Kosovën.

Me respekt,

I juaji

Valmir Veliu”.