Valon Behrami sqaron deklaratën rreth festës me shqiponjë kundër Serbisë

Valon Behrami sqaron deklaratën rreth festës me shqiponjë kundër Serbisë

Valon Behrami ka dhënë një intervistë për emisionin “Favoriti i Botërorit” në televizionin T7.

Behrami foli për shumëçka në lidhje me karrierën e tij si futbollit.

Një intervistë që e dha për Blick, ngjalli shumë reagime në Kosovë.

“Atë temë e urrej edhe sot. Është futboll, nuk është politikë. Ai gjest nuk kishte asgjë të bënte me fushën e futbollit. Nuk po e zhvillonim një luftë, por një ndeshje futbolli. Në Kosovë më akuzuan pse nuk e bëra shqiponjën. Lojtarët serbë janë shokët e mi, ata janë lindur pas luftës. Për këtë arsye në këtë Botëror në Katar duhet të luajnë thjeshtë futboll dhe çdo gjë tjetër të lihet anash”, kishte thënë Behrami për Blick lidhur me festën me shqiponjë në ndeshjen ndaj Serbisë.

Behrami gjithashtu e sqaron këtë deklaratë:

“Unë kur flas, flas për sport. Çka kam thënë është që ai gjesti për sport nuk është për sport. Nuk ka vend për ato gjeste në sport. Politika në futboll ka hyre kogja shumë. Po flasim më shumë për politikë sesa për sport, e tash është gjynah se sporti na lidh. Edhe mu m’ka ndihmu sporti kur kam ardh këtu në Zvicër. Kam thënë që nuk ka vend për ato gjëra në sport. Jasht sportit mund të bësh çfarë të duash. Në flasim për sport. Mua më pëlqen me fol për gjërat që I njoh. Në karrierën time kam lujt me shumë lojtarë të Serbisë. Kemi luftu bashkë, se është dashtë me fitu lojëra, me mbërri më lart me skuadrën time. Shokë me thanë është shumë, nuk është realitet, por e kam pasur mirë me ta. Nëse kisha dasht me bo shoë, unë kisha mujt me I thanë disa gjëra kundër Serbisë, e nesër krejt m’dojnë. Nuk jam kështu, nuk jam një karakter kështu. Çka kam thënë aty, ta tregova tash, shpresoj që e keni kuptu pak më mirë, por nuk është problemi im sepse e di çfarë kam thënë”, deklaroi Behrami.

Shpërndaje në: