Valon Ramadani i VV-së qeras deputetët pasi u bë baba

Valon Ramadani i VV-së qeras deputetët pasi u bë baba

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ka nisur në një mënyrë të pazakontë.

Kjo për arsye se deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka shpërndarë çokolata pasi është bërë baba i një vajze.

Edhe mbrëmë në një postim në Facebook, Ramadani bëri të ditur se vajzën e ka pagëzuar me emrin Dua.

“Erdës e Reas iu shtua edhe një motër, ndërkaq unë e Mirjeta jemi të lumtur që e kemi edhe një vajzë.
Mbrëmë u lind Dua të cilën po e prisnim plot gëzim dhe bashkë me Mirjetën janë mirë me shëndet.
Vajzat janë hare e shtëpisë dhe Dua e ka rritur edhe më shumë ngazëllimin te ne”, shkroi ai në Facebook.

Shpërndaje në: