VAR arritja e jashtëzakonshme e FFK-së, Nuhiu: Tani me sistemin VAR nuk mendoj për gjyqtarët, u besoj vendimeve

VAR arritja e jashtëzakonshme e FFK-së, Nuhiu: Tani me sistemin VAR nuk mendoj për gjyqtarët, u besoj vendimeve

Padyshim një prej sukseseve më të mëdha të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka qenë implementimi i VAR.

Dhe atë në kohë rekord, kur askush nuk besonte se ishte e mundur, madje para shumë shteteve të tjera në Ballkan. Në fakt, pas Kroacisë, Kosova ishte vendi i parë në Ballkan që filloi aplikimin, shkruan Periskopi.

Dhe për ta nënvizuar impaktin që e ka pasur ky sistem shërben për mrekulli deklarata e trajnerit të Dritës, Ardian Nuhiu, i cili u shpreh pas fitores 3-1 kundër Llapit sot:

“Normalisht ishte ndeshje e vështirë. I përgëzoj djemtë për lojën e tyre, dhanë më të mirën. Fusha ishte e vështirë, por u përshtatëm”.

“Sa i përket kartonit të kuq, as nuk e kam parë atë. Tani me sistemin VAR, une as nuk e lodhi kokën të mëndoj për gjyqtarët. I besoj vendimeve të tyre”, ka thënë trajneri Ardian Nuhiu për Art Sport. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: