Vasfije Krasniqi dorëhiqet nga posti i deputetes

Vasfije Krasniqi dorëhiqet nga posti i deputetes

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, njoftoi se për shkak të një një trajtimi mjekësor, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetes.

Ajo shkroi në Facebook se angazhimin publik për Kosovën do ta vazhdojë në SHBA.

“Sidoqoftë ashtu si edhe deri më sot, unë do të vazhdoj angazhimin publik për Kosovën në SHBA, sidomos në Kongresin Amerikan. Si rezultat i këtij angazhimi besoj që së shpejt do të shihen të arriturat e para.

Kam besimin e plotë që së bashku me miq, njerëz të vullnetit të mirë, punëtorë e vizionarë, kauza e fitores së drejtësisë në Kosovë do të triumfojë”, shkroi ajo.

Shpërndaje në: